e premte, 20 korrik 2012

Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë. 

Ideja: rruga ër shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh: Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike. 

Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë. 

Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit. 

Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve shqiptare. 

Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit. 

Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të detyrueshme,të mesmen dhe universitar të zhvilluar. 


1 koment: