e premte, 20 korrik 2012


I përkushtohet qytetit më të lashtë ,Shkodrës.

Në këtë vepër dominon gojëdhana dhe mitologjia.

Lashtësia e qytetit në vepër argumentohet me pasqyrim të jetës mitologjike dhe me pasqyrimin e një shkëlqimi të jashtëzakonshëm pastaj me futjen e qenieve të jashtëzakonshme si objekte sakrale dhe publike që u ngjasojnë përrallave ose përfytyrohen si Orakuj dhe perëndi që kundërshtohen si në Olymp.

Poeti ndërfut malin e Taraboshit që paraqet malin e shenjtë shqiptar në krahinën e Shkodrës dhe dëshminë më besnike të mitit.Në këtë mal ishin zhvilluar edhe luftëra mes ilirëve dhe grekëve në anën e të cilëve kishin qenë perënditë greke.

Tipari klasik i Mjedës shprehet me atë se ,,kërkon flijim për themelimin e qytetit‟‟ sidomos me shembullin ,, Afërdita për fli Rozafën lyp‟‟. 


2 komente: