e premte, 20 korrik 2012

Tema: Qëndresa e popullit shqiptar në ndeshje me një ushtri pushtuese dhe fati i kobshëm i kësaj ushtrie në truallin shqiptar. Trajtohen edhe tema nga përditshmëria.

 Subjekti: Kjo vepër konsiderohet kryevepër e prozës shqiptare të realizmit socialist. Shtjellohet ardhja e një gjenerali dhe një prifti në Shqipëri, për t‟i mbledhur eshtrat e një ushtrie të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata kalojnë nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë të pas njëzet vjetëve paqe. Ardhja e tyre u kujton banorëve ushtarët e vrarë, por edhe baballarët, nënat, vëllezrit, motrat dhe shokët e rënë nga dora e ushtarëve të këtyre dy ushtarakëve. Gjenerali me përcjellësin e tij gjurmojnë nëpër tokën shqiptare, ku i presin vendësit mikpritës, të cilët e dinë se ata janë oficerët që para njëzet vjetësh u sollën fatkeqësi dhe shkatrrime. Gjenerali ka pritur të takoj njerëz të egër e barbarë, por ngjet e kundërta, sa më shumë njef popullin shqiptar, aq më shumë ka dashamirësi dhe vetkritikë.

 Personazhet: Plaka Nicë: personifikon nënat e martirizuar dhe urrejtjen e pashuar të popullit ndaj agresovrëve. Në gjestin simbolik të hudhjes së eshtrave në këmbët e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin për kolonelin Z. Gjenerali: është prototip i ushtarakëve me dëshira për pushtime. Ai është në konflikt të mprehtë me popullin shqiptar. Vjen në Shqipëri me krenari, por krenaria dhe solemntiteti e lënë shpejt. Ai provon se sa e rëndë është të ndeshesh kudo me disfatën e turpshme, dëshmit e së cilës i mbledh nëpër mijëra thaës najloni. E trondit fundi i hidhur dhe qesharak i armatave "të pathyeshme", të cilat u katandisën të ruanin pulat nëpër shtëpitë e fshtatarëve shqiptar, duke bërë "leckë" dinjitetin e Italisë pushtuese. Prifti: paraqet tipin tjetër të armikut të egër të popullit shqiptarë. Ai u pasqyrua në karakter të gjallë me ngjyra psikologjike. Prifti e shoqëron gjeneralin jo vetëm si fetar, por edhe si specialist për çështjet shqiptare, që zotëron mirë gjuhën shqipe dhe hiqet si njohës i së kaluarës, psikologjisë dhe mentalitetit shqiptar. Gjykimeve të tij për shqiptarët, traditat dhe zakonet e tyre, mundohet t‟u vërë një bazë filozofike. Koloneli Z: mbetet si një personazh fantazmë, përmendet shpesh, por s‟del asnjëherë, veçse në fund shohim eshtrat e tij në një thes të vjetër. Ai ka vrarë burrin e plakës Nicë dhe ia ka dhunuar të bijën katërmbëdhjetëvjeçare. Koloneli Z realizohet në dy plane: përshkrimi i nënës së tij e nxjerr si zemër të mirësisë. Ndërkaq përshkrimi i plakës Nicë nxjerr në pah anën e vërtetë të njeriut bishë, edhe për shqiptarët edhe për ushtarët e tij, si komandant i "Batalionit blu" që ishte.

16 komente:

  1. Hej a mund te behet x maturat kjo????

    PërgjigjuFshije
  2. Përgjigjet
    1. "Qenka" ? Serjozisht e ke ? Te mos njohesh Kadarene dhe pikerisht kete veper per mendimin tim eshte e pajustifikushme...

      Fshije
  3. hahaahahahaahhah ma palidhje maaaaa nuk ka ku shkon

    PërgjigjuFshije
  4. Shum e mir e ti mos fol palidhje te lumte Ismail Kadare

    PërgjigjuFshije
  5. a duhet me e shenu komplet qeshtu qysh osht
    a osht edhe qysh bohet fjal aty a veq qeto pwrzonazhet e qeto

    PërgjigjuFshije