e diel, 16 dhjetor 2012


Poema "Bagëtia e bujqësi" u botua më 1886. Është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo vetëm të Naimit, por edhe të krejt letërsisë së Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kënduar dashurisë e mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një patos aq të zjarrtë e me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur.

Me këtë poemë Naimi krijoi poezinë e madhe të Atdheut e të natyrës shqiptare. Kjo vepër jo vetëm u bë e dashur për bashkatdhetarët, por krijoi një traditë të pasur edhe për poetët që erdhën më pas.
Siç e tregon edhe titulli, poema përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë flitet për punët e blegtorisë, për jetën dhe punën e bariut, kurse në pjesën e dytë për punët e bujkut. Megjithatë, kjo s'është aspak një vepër për këto fusha të jetës.

Prej tyre poeti vetëm sa merr pikënisje për të shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Në të vërtetë, vepra është një himn poetik i frymëzuar, kushtuar Atdheut, natyrës dhe njerëzve të tij.
Poema hapet me një apostrofë madhështore, e cila me një qartësi të habitshme na sjell para syve bukuritë e natyrës shqiptare, larminë dhe ngjyrat e saj, një peizazh të pafund plot dritë e gjallëri.

O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë,
fushat e gjera me lule q'u kam ndër mend dit `natë,
ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar,
do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni
o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.

Motivi i mallit për atdhe zë fill që në këto vargje dhe e përshkron gjithë poemën. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netëve të magjishme dhe mëngjeseve plot zhurma jetësore, poeti ndien një mall zhuritës për çdo gjë shqiptare. Në atdhe gjithçka është e bukur, ndaj dhe dëshira për t'u kthyer është e papërmbajtur.
Kjo dëshirë për të fluturuar drejt Shqipërisë është shprehur me mjete poetike nga më të ndjerat. Poeti dëshiron të ketë "vrapin e veriut… krahë pëllumbi…, nxitimin e lumit me valë". Me apostrofa plot drithërim ai i drejtohet "fluturës krahëshkruar" ose "dallëndyshes bukuroshe" që t'ia marrin zemrën e përmalluar e t'ia shpien në Shqipëri. Veçanërisht e goditur është similituda, e ndërtuar mbi bazën e përfytyrimeve popullore të marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar:

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e lë qingji kopenë
blegërinë dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
e ta trembin ai s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë.
Ashtu dhe zemra ime, më lë këtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dëshirë aty, në viset e tua.

Një tjetër motiv i fuqishëm, që e bën poemën të dashur e frymëzuese edhe për ne sot, është krenaria për Shqipërinë, krenaria për emrin shqiptar. Me dashurinë dhe krenarinë e flaktë atdhetare, Naimi shprehu një nga idetë më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare. Ai synonte të ngjallte tek bashkatdhetarët ndërgjegjjen kombëtare, t'i bënte të vetëdijshëm se ishin bij të një vendi me vlera të gjithanshme, të një atdheu që priste shumë prej tyre. Zëri i poetit buçet:

Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar,
zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Ishte e para herë në letërsinë tonë që një gjë e tillë shprehej kaq bukur, me kaq zjarr e përkushtim. Në këto dy vargje Naimi mishëron një ide të madhe e të përjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep Atdheu, balta e vendlindjes, e gatuar me gjak e djersë, me historinë e me traditat, me fisnikërinë, bujarinë e gjithë vlerat e tjera morale; lumturinë, gëzimin dhe kuptimin e jetës njeriu mund ta gjejë në atdhè, në vatrën e vet, mes njerëzve të vet.
Këto vargje të pavdekshme patën një ndikim të jashtzakonshëm tek bashkatdhetarët, aq më tepër që shumë shqiptarë, të mësuar nëpër shkolla të huaja e të verbuar nga propogandat antishqiptare, e kishin për turp të pohonin kombësinë e tyre të vërtetë. Vargjet e Naimit i prekën në zemër, ua drejtuan sytë dhe shpirtin nga Atdheu, u kujtuan detyrën si bij të tij.

Poema e Naimit është një vepër tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dëshira për t'u arratisur "nga brengat, nga thashethemet", nga rrëmuja e qytetit anadollak, krijon një gjendje emocionale të veçantë. Por romantizmi i Naimit është aktiv. Poeti nuk tërhiqet në gjirin e natyrës për të lënguar në vetmi e pikëllim. Përkundërazi duke u mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtë dhe e ndershme në vendin e tij, nga fisnikëria e njerëzve të punës, ai ka dashur t'i nxisë shqiptarët ta duan Atdheun, të kthehen në vatrën e tyre dhe lumturinë ta gjejnë në punë.

Motivi i punës mund të themi se shtrihet në gjithë poemën, e cila është kështu një himn për punën dhe për njerëzit e punës, për bujqit dhe barinjtë. Poeti tregon në skena të bukura e plot lëvizje veprimtarinë e përditshme të bariut, të stopanit që bën bulmet, të bujkut që vë qetë përpara menatë; madje, edhe shpendët, kafshët dhe kandrat janë në punë e në lëvizje të përhershme. Në këtë himnizim të njerëzve të thjeshtë e jo të përfaqësuesëve të klasave të larta parazitare, gjejmë edhe njëherë ndjenjat demokratike të Naimit.

Jetën në atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat më të bukura e me tone idilike. Ai nuk ka dashur t'i paraqesë plagët dhe kundërshtitë e mëdha të jetës në fshatin shqiptar të asaj kohe dhe kjo bëhet me qëllim, që t'ua bëjë sa më të dashur vendlindjen shqiptarëve. Megjithatë, aty-këtu depërton edhe ndonjë hollësi që tërthorazi flet për ato plagë: varri i një udhëtari të vdekur larg shtëpisë, një plakë e drobitur, një lypës. Mbi të gjitha plaga e madhe e robërisë, padituria, përçarjet, nuk i shpëtojnë nga sytë. Ai i prek tërthorazi në vargjet që mbyllin poemën, kur shpreh dëshirën që Shqipëria të hyjë në rrugën e mbarësisë.

Tregomu dhe shqiptarët udhën e punës së mbarë,
bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqiptarë.
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardhë të lirisë,
udhën e vëllazërisë, vahn e gjithë mirësisë.
Nxirr të vërtetën në shesh, paskëtaj të mbretërojë,
errësira të përndahet, gënjeshtra të pushojë.

Vlerat artistike të poemës janë të gjithanshme, ndaj dhe idetë e saj janë aq të prekshme. Figuracioni është aq i pasur, i larmishëm e i vetvetishëm sa të krijon një ngazëllim të papërmbajtur. Apostrofat drejtuar natyrës shqiptare, enumeracionet e shumta që japin larminë e saj dhe të punëve, krahasimet dhe semilitudat e goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e bëjnë atë një nga veprat më të frymëzuara të letërsisë sonë. Duke u nisur nga jeta baritore, nga loja e qengjave rreth mëmave të tyre, Naimi krijon dhe simbole shprehëse: fjala "mëmë" përsëritet aq shpesh, sa bëhet simbol, që përgjihtëson përkushtimin e poetit ndaj tokës mëmë, Shqipërisë.

Në këtë vepër Naimi përdor një shqipe të kulluar dhe, mbi të gjitha, arrit të zbulojë me forcën e talentit poetik vlerat dhe mundësitë e mëdha shprehëse të gjuhës sonë. Ai e ngriti atë në rrafshin e gjuhës së poezisë së vërtetë, që mund të shprehte ndjenja nga më të hollat. Në poemë gjejmë një leksik shumë të pasur baritor e fshatarak, thirrorë e pasthirrma plot efekt, gjejmë prapashtesat përkëdhelëse zvogluese: -zë, -thë, -osh (e), që sjellin aq ngrohtësi:

Vashë bukuroshe e bariut, që vjen me llërë përveshur,
me zemër të dëfryer e me buzëzë të qeshur…
në sythit tënd shoh gazë…,

Për t'u dhënë jetë ideve e ndjenjave të zjarrta, Naimi krijoi një varg të ri në poezinë shqiptare, vargun 16-rrokësh.

Vetëm ky varg i gjerë dhe i qetë mund të jepte atë tabllo madhështore të natyrës shqiptare dhe ndjenjat e përflakura të poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.
"Bagëti e bujqësia" është poemë liriko-epike, boshtin e së cilës e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave që i vlojnënë shpirt poetit. Bota romantike e Naimit përmblidhet në ekzaltimin nga bukuritë e natyrës shqiptaree të jetës baritore e fshatarake, në dashurinë dhe krenarinë për kombin, në optimizmin dhe ngazëllimin për ditën e bardhë të lirisë. Poema mbetet një nga faqet më të bukura të poezisë së Rilindjes, me ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona.

e premte, 20 korrik 2012

Vepra “Plaku dhe deti”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë, herë roman, është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh, një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore. Po të nisemi vetëm nga titulli, po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti. Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati e vë ballë për ballë me një peshkaqen, në një luftë për jetë o vdekje në midis të oqeanit, pa pasur kush t’i ofrojë ndihmë. Ndonëse i bie në grep një peshk shumë i madh, peshkaqeni e heton, e sulmon... Ky është ai subjekti fare i thjeshtë i veprës. Pangopësia e peshkaqenit dhe përpjekja mbinjerëzore e plakut për ta mbrojtur prenë e tij të kapur me grep. Lufta zhvillohet pa praninë e askujt. Plaku lufton e mediton njëkohësisht, fjalët e tij s’kanë kujt t’i drejtohen pos peshkaqenit, me të cilin jeta e detyron të luftojë. Herë-herë edhe i vjen keq edhe për peshkun e kapur, edhe për peshkaqenin, por jeta është e tillë: luftë për ekzistencë. Në fund plaku kthehet në breg vetëm me skeletin e një peshku të madh, sepse mishin ia ka ngrënë peshkaqeni. Ky është triumf dhe humbje njëkohësisht, është fati i tij jetësor, fati i njeriut në përgjithësi. Vepra të bën për vete me shkathtësitë e të rrefyerit, me koncizitetin e shprehjes, me dialogun dhe me monologun dinamik. Në këtë vepër ka gjetur zbatim në menyrën më te spikatur parimi i ashtuquajtur i ajsbergut (ajsberg — copë e madhe e akullit në detet e veriut, tri të katrat e së cilës notojnë nën sipërfaqe, prandaj paraqet rrezik për anijet), domethënë të thuhen vetëm gjerat më të domosdoshme, kurse shumë të tjera të lihen për t’u nënkuptuar.
Tema: Qëndresa e popullit shqiptar në ndeshje me një ushtri pushtuese dhe fati i kobshëm i kësaj ushtrie në truallin shqiptar. Trajtohen edhe tema nga përditshmëria.

 Subjekti: Kjo vepër konsiderohet kryevepër e prozës shqiptare të realizmit socialist. Shtjellohet ardhja e një gjenerali dhe një prifti në Shqipëri, për t‟i mbledhur eshtrat e një ushtrie të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata kalojnë nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë të pas njëzet vjetëve paqe. Ardhja e tyre u kujton banorëve ushtarët e vrarë, por edhe baballarët, nënat, vëllezrit, motrat dhe shokët e rënë nga dora e ushtarëve të këtyre dy ushtarakëve. Gjenerali me përcjellësin e tij gjurmojnë nëpër tokën shqiptare, ku i presin vendësit mikpritës, të cilët e dinë se ata janë oficerët që para njëzet vjetësh u sollën fatkeqësi dhe shkatrrime. Gjenerali ka pritur të takoj njerëz të egër e barbarë, por ngjet e kundërta, sa më shumë njef popullin shqiptar, aq më shumë ka dashamirësi dhe vetkritikë.

 Personazhet: Plaka Nicë: personifikon nënat e martirizuar dhe urrejtjen e pashuar të popullit ndaj agresovrëve. Në gjestin simbolik të hudhjes së eshtrave në këmbët e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin për kolonelin Z. Gjenerali: është prototip i ushtarakëve me dëshira për pushtime. Ai është në konflikt të mprehtë me popullin shqiptar. Vjen në Shqipëri me krenari, por krenaria dhe solemntiteti e lënë shpejt. Ai provon se sa e rëndë është të ndeshesh kudo me disfatën e turpshme, dëshmit e së cilës i mbledh nëpër mijëra thaës najloni. E trondit fundi i hidhur dhe qesharak i armatave "të pathyeshme", të cilat u katandisën të ruanin pulat nëpër shtëpitë e fshtatarëve shqiptar, duke bërë "leckë" dinjitetin e Italisë pushtuese. Prifti: paraqet tipin tjetër të armikut të egër të popullit shqiptarë. Ai u pasqyrua në karakter të gjallë me ngjyra psikologjike. Prifti e shoqëron gjeneralin jo vetëm si fetar, por edhe si specialist për çështjet shqiptare, që zotëron mirë gjuhën shqipe dhe hiqet si njohës i së kaluarës, psikologjisë dhe mentalitetit shqiptar. Gjykimeve të tij për shqiptarët, traditat dhe zakonet e tyre, mundohet t‟u vërë një bazë filozofike. Koloneli Z: mbetet si një personazh fantazmë, përmendet shpesh, por s‟del asnjëherë, veçse në fund shohim eshtrat e tij në një thes të vjetër. Ai ka vrarë burrin e plakës Nicë dhe ia ka dhunuar të bijën katërmbëdhjetëvjeçare. Koloneli Z realizohet në dy plane: përshkrimi i nënës së tij e nxjerr si zemër të mirësisë. Ndërkaq përshkrimi i plakës Nicë nxjerr në pah anën e vërtetë të njeriut bishë, edhe për shqiptarët edhe për ushtarët e tij, si komandant i "Batalionit blu" që ishte.
Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë. 

Ideja: rruga ër shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh: Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike. 

Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë. 

Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit. 

Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve shqiptare. 

Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit. 

Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të detyrueshme,të mesmen dhe universitar të zhvilluar. 


Kjo poemë dallon ngase ka procede romantike dhe realiste.Ndahen në 3 pjesë në varësi të personazheve që jan 1)Trina , 2)Zoga dhe 3)Lokja.

Në pjesën e parë paraqet tabllon romantike me përshkrimin e natyrës nëpërmjet elementeve si ,,dy qershia të lidhura në një rrëfanë ose si dy molla të kputuna nga një degë‟‟, ku qershitë janë njëra paraqet popullin shqiptar që jeton në Arbëri kurse tjetra popullin shqiptar që jeton në Shqipëri , rrëfana e paraqet atdheun e të parëve , kurse dy mollat poashtu e paraqesin njëra arbëreshët kurse tjetra shqiptarët e shqipërisë kurse dega e paraqet atdheun e të parëve.

Simbolika shfaqet edhe me këngën e gjelit në fund të pjesës së parë që tregon mbarimin e një gjëje dhe fillimin e një gjëje tjetër.

Në këngën e dytë shfaqet një vajzë e re e quajtur Trina e cila vdes.Nëna e kësaj vajze është Lokja.

Dhembjen për vdekjen e vajzës Lokja e përjeton thellë pa e shfaqur haptazi ngase kjo tragjedi nuk shprehet me nota sentimentale si elegjitë e vajtimit,referencat fetare për të vetmen arsye që të mos e brengoste vajzën e vogël të quajtur Zoga me ritualin e vdekjes. 

Kjo shfaqet me atë se Lokja prap punon , moliset , lufton për ekzistencën e familjes.

Në këtë këngë(të dytë të quajtur Zoga) shfaqet jeta e pasvdekjes së Trinës ku bartëse e veprimit bëhet Zoga.

Shfaqet përsëri natyra me bylbylat , zymbylat , dallëndyshet , zgjoi i bletëve , lëvruesi etj dhe të gjitha këto e paraqesin simbolikën e asaj se ,,jeta vazhdon‟‟.

Në vazhdim kemi paraqitjen e ëndrrës(një prej elementeve më të njohura të romantizmit) ku si ëndërrimtare është Zoga.

Zoga në ëndërr sheh dy bylbyla të vendosur njëri në degë të trëndafilit kurse tjetri në degë të zymbylit.Simbolika e kësaj ëndrre është , zogjtë janë Zoga dhe i ,,dashuri i saj i ardhshëm‟‟ d.t.th kjo simbolizon lindjen e dashurisë.

Mjeda si tipar dallues ka se i largohet folklorizmit që ishte tipar I shkrimtarëve arbëresh p.sh njohja e të rinjëve , martesa , lindja e fëmijës të gjitha këto ai i shmang. 

Në pjesën tretë paraqitet ajo se për dikë jeta është e hidhur mbaron para kohe kurse për dikë tjetër ajo është e ëmbël dhe vazhdon pa probleme.

Poashtu na del në pah mungesa e djalit që do të ishte ndihmë fizike për Loken , Zogën dhe nipin.

Trina-simbolizon rininë e papërjetuar,Zoga-simbolizon vazhdimsinë e jetës kurse Lokja - simbolizon shkallën dhe peshën e dhembjes që të sjell jeta.

Poema ska koncept kohor.(nuk mund ta vendosim në një kohë të caktuar historike), poashtu ajo nuk ka koncept komunikativ.(familja paraqitet si tepër e izoluar nga rrethi shoqëror). 

I përkushtohet qytetit më të lashtë ,Shkodrës.

Në këtë vepër dominon gojëdhana dhe mitologjia.

Lashtësia e qytetit në vepër argumentohet me pasqyrim të jetës mitologjike dhe me pasqyrimin e një shkëlqimi të jashtëzakonshëm pastaj me futjen e qenieve të jashtëzakonshme si objekte sakrale dhe publike që u ngjasojnë përrallave ose përfytyrohen si Orakuj dhe perëndi që kundërshtohen si në Olymp.

Poeti ndërfut malin e Taraboshit që paraqet malin e shenjtë shqiptar në krahinën e Shkodrës dhe dëshminë më besnike të mitit.Në këtë mal ishin zhvilluar edhe luftëra mes ilirëve dhe grekëve në anën e të cilëve kishin qenë perënditë greke.

Tipari klasik i Mjedës shprehet me atë se ,,kërkon flijim për themelimin e qytetit‟‟ sidomos me shembullin ,, Afërdita për fli Rozafën lyp‟‟. 


Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizë morale nga avanturizmi kalorisak.

Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën.

Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara.

Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.

Këtë ish munduar ta ndalonte edhe mbreti Karlo V por skish mundur.

Atë që nuk e arriti as mbreti arriti ta bënte Dante Aligieri me verpn e tij Don Kishoti.

Tema dhe ideja e romanit i bëjnë kritikë të ashpër shoqërisë feudale të Spanjës.Ky roman 

me temë dhe vlerë estetike ngrihet mbi romante kalorsiake.


Konsiderohet roman antikalorsiak.

I ironizon , parodizon romanet kalorsiake.

Shkruan roman kalorsiak ku ballafaqon subjektivitetin e personazheve kalorsiake me realitetin objektiv dhe ky ballafaqim po që është absurd aq sa ishin edhe veprimet e personazheve të këtyreve romaneve.

Njerëzit që lexonin romante kalorisake frymëzoheshin me idenë se po të bëhen kalorës , po tu ndihmojnë të doptëve, po ti shpëtojnë të munduarit , po ti zgjidhin problemet e të varfërve e po të bëjnë të gjitha këto në fund rrjedhimisht si personazhe kalorsiake sa hap a mbyll sytë do të bëheshin të pasur.

Rregullat për tu bërë kalorës ishin: ta ndërrojë emrin e fëmijërisë me një emër të personazheve kalorsiake (emri Don Kishoti),të sigurojë veshje , mburrojë , me helmetë , me shpatë , me mamuze(merr një tas të berberit dhe e përdor si helmetë), ta zgjedhë kalin e veçantë dhe ti vejë një emër nga romanet kalorsiake,të zgjedhë dashnoren e tij , për hir të së cilës do të niset në një rrugë të gjatë e të lavdishme(ajo ishte e quajtur Dulçineja e Tobozës  një fshatere e thjeshtë që ruan lopët), të marrë një shërbëtorë që do ti shënoj si histori të gjitha gjërat (Sanço Panço i cili ishte shërbëtor por ai nuk shkoi nga dëshira për të shënuar gjërat kalorsiake që do bënte Kishoti por atë e mashtruan vetë fjalët e Kishotit se ,,po të shkonte pas tij do të bëhej i pasur).

Groteska evitohet me përballjen që bën kryepersonazhi dhe me inciativat që i merr ai për ti bërë dikujt mirë.

Nga kjo përleshje fiton realja kundër ireales. 

Më bindës është ballafaqimi me realitetin si mullinjtë e erës , me divat , kundër të cilëve duhet të luftojë që ti mposht , bujtinën më të thjeshtë e sheh si kështjellë, tasin e berberit si helmetë të shkëlqyeshme, të burgosurit si kalorës të shtypur , dhentë si ushtarë , gruan në kolonë si princezën e grabitur dhe pas luftës ai del i humbur , lëndohet nga flatrat e mullinjëve, pëson në bujtinë , me dhentë , me të burgosurit etj pse ia shkundin vetëdijen kalorsiake