e premte, 20 korrik 2012

Vepra “Plaku dhe deti”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë, herë roman, është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh, një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore. Po të nisemi vetëm nga titulli, po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti. Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati e vë ballë për ballë me një peshkaqen, në një luftë për jetë o vdekje në midis të oqeanit, pa pasur kush t’i ofrojë ndihmë. Ndonëse i bie në grep një peshk shumë i madh, peshkaqeni e heton, e sulmon... Ky është ai subjekti fare i thjeshtë i veprës. Pangopësia e peshkaqenit dhe përpjekja mbinjerëzore e plakut për ta mbrojtur prenë e tij të kapur me grep. Lufta zhvillohet pa praninë e askujt. Plaku lufton e mediton njëkohësisht, fjalët e tij s’kanë kujt t’i drejtohen pos peshkaqenit, me të cilin jeta e detyron të luftojë. Herë-herë edhe i vjen keq edhe për peshkun e kapur, edhe për peshkaqenin, por jeta është e tillë: luftë për ekzistencë. Në fund plaku kthehet në breg vetëm me skeletin e një peshku të madh, sepse mishin ia ka ngrënë peshkaqeni. Ky është triumf dhe humbje njëkohësisht, është fati i tij jetësor, fati i njeriut në përgjithësi. Vepra të bën për vete me shkathtësitë e të rrefyerit, me koncizitetin e shprehjes, me dialogun dhe me monologun dinamik. Në këtë vepër ka gjetur zbatim në menyrën më te spikatur parimi i ashtuquajtur i ajsbergut (ajsberg — copë e madhe e akullit në detet e veriut, tri të katrat e së cilës notojnë nën sipërfaqe, prandaj paraqet rrezik për anijet), domethënë të thuhen vetëm gjerat më të domosdoshme, kurse shumë të tjera të lihen për t’u nënkuptuar.

23 komente:

  1. o klloshar a sun nejte pa i kopju ropt ngoje ti qifsha

    PërgjigjuFshije
  2. Shumë faqe e qëlluar ju lumtë vetëm vazhddoni përpara :)

    PërgjigjuFshije
  3. Bagëti e bujqësia" është poemë liriko-epike, boshtin e së cilës e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave që i vlojnënë shpirt poetit. Bota romantike e Naimit përmblidhet në ekzaltimin nga bukuritë e natyrës shqiptaree të jetës baritore e fshatarake, në dashurinë dhe krenarinë për kombin, në optimizmin dhe ngazëllimin për ditën e bardhë të lirisë. Poema mbetet një nga faqet më të bukura të poezisë së Rilindjes, me ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona.

    PërgjigjuFshije
  4. Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
    Email (dawacuna314@gmail.com)
    Whatsapp: +2349046229159

    PërgjigjuFshije