e premte, 20 korrik 2012

Vepra “Plaku dhe deti”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë, herë roman, është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh, një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore. Po të nisemi vetëm nga titulli, po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti. Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati e vë ballë për ballë me një peshkaqen, në një luftë për jetë o vdekje në midis të oqeanit, pa pasur kush t’i ofrojë ndihmë. Ndonëse i bie në grep një peshk shumë i madh, peshkaqeni e heton, e sulmon... Ky është ai subjekti fare i thjeshtë i veprës. Pangopësia e peshkaqenit dhe përpjekja mbinjerëzore e plakut për ta mbrojtur prenë e tij të kapur me grep. Lufta zhvillohet pa praninë e askujt. Plaku lufton e mediton njëkohësisht, fjalët e tij s’kanë kujt t’i drejtohen pos peshkaqenit, me të cilin jeta e detyron të luftojë. Herë-herë edhe i vjen keq edhe për peshkun e kapur, edhe për peshkaqenin, por jeta është e tillë: luftë për ekzistencë. Në fund plaku kthehet në breg vetëm me skeletin e një peshku të madh, sepse mishin ia ka ngrënë peshkaqeni. Ky është triumf dhe humbje njëkohësisht, është fati i tij jetësor, fati i njeriut në përgjithësi. Vepra të bën për vete me shkathtësitë e të rrefyerit, me koncizitetin e shprehjes, me dialogun dhe me monologun dinamik. Në këtë vepër ka gjetur zbatim në menyrën më te spikatur parimi i ashtuquajtur i ajsbergut (ajsberg — copë e madhe e akullit në detet e veriut, tri të katrat e së cilës notojnë nën sipërfaqe, prandaj paraqet rrezik për anijet), domethënë të thuhen vetëm gjerat më të domosdoshme, kurse shumë të tjera të lihen për t’u nënkuptuar.
Tema: Qëndresa e popullit shqiptar në ndeshje me një ushtri pushtuese dhe fati i kobshëm i kësaj ushtrie në truallin shqiptar. Trajtohen edhe tema nga përditshmëria.

 Subjekti: Kjo vepër konsiderohet kryevepër e prozës shqiptare të realizmit socialist. Shtjellohet ardhja e një gjenerali dhe një prifti në Shqipëri, për t‟i mbledhur eshtrat e një ushtrie të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata kalojnë nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë të pas njëzet vjetëve paqe. Ardhja e tyre u kujton banorëve ushtarët e vrarë, por edhe baballarët, nënat, vëllezrit, motrat dhe shokët e rënë nga dora e ushtarëve të këtyre dy ushtarakëve. Gjenerali me përcjellësin e tij gjurmojnë nëpër tokën shqiptare, ku i presin vendësit mikpritës, të cilët e dinë se ata janë oficerët që para njëzet vjetësh u sollën fatkeqësi dhe shkatrrime. Gjenerali ka pritur të takoj njerëz të egër e barbarë, por ngjet e kundërta, sa më shumë njef popullin shqiptar, aq më shumë ka dashamirësi dhe vetkritikë.

 Personazhet: Plaka Nicë: personifikon nënat e martirizuar dhe urrejtjen e pashuar të popullit ndaj agresovrëve. Në gjestin simbolik të hudhjes së eshtrave në këmbët e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin për kolonelin Z. Gjenerali: është prototip i ushtarakëve me dëshira për pushtime. Ai është në konflikt të mprehtë me popullin shqiptar. Vjen në Shqipëri me krenari, por krenaria dhe solemntiteti e lënë shpejt. Ai provon se sa e rëndë është të ndeshesh kudo me disfatën e turpshme, dëshmit e së cilës i mbledh nëpër mijëra thaës najloni. E trondit fundi i hidhur dhe qesharak i armatave "të pathyeshme", të cilat u katandisën të ruanin pulat nëpër shtëpitë e fshtatarëve shqiptar, duke bërë "leckë" dinjitetin e Italisë pushtuese. Prifti: paraqet tipin tjetër të armikut të egër të popullit shqiptarë. Ai u pasqyrua në karakter të gjallë me ngjyra psikologjike. Prifti e shoqëron gjeneralin jo vetëm si fetar, por edhe si specialist për çështjet shqiptare, që zotëron mirë gjuhën shqipe dhe hiqet si njohës i së kaluarës, psikologjisë dhe mentalitetit shqiptar. Gjykimeve të tij për shqiptarët, traditat dhe zakonet e tyre, mundohet t‟u vërë një bazë filozofike. Koloneli Z: mbetet si një personazh fantazmë, përmendet shpesh, por s‟del asnjëherë, veçse në fund shohim eshtrat e tij në një thes të vjetër. Ai ka vrarë burrin e plakës Nicë dhe ia ka dhunuar të bijën katërmbëdhjetëvjeçare. Koloneli Z realizohet në dy plane: përshkrimi i nënës së tij e nxjerr si zemër të mirësisë. Ndërkaq përshkrimi i plakës Nicë nxjerr në pah anën e vërtetë të njeriut bishë, edhe për shqiptarët edhe për ushtarët e tij, si komandant i "Batalionit blu" që ishte.
Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë. 

Ideja: rruga ër shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh: Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike. 

Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë. 

Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit. 

Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve shqiptare. 

Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit. 

Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të detyrueshme,të mesmen dhe universitar të zhvilluar. 


Kjo poemë dallon ngase ka procede romantike dhe realiste.Ndahen në 3 pjesë në varësi të personazheve që jan 1)Trina , 2)Zoga dhe 3)Lokja.

Në pjesën e parë paraqet tabllon romantike me përshkrimin e natyrës nëpërmjet elementeve si ,,dy qershia të lidhura në një rrëfanë ose si dy molla të kputuna nga një degë‟‟, ku qershitë janë njëra paraqet popullin shqiptar që jeton në Arbëri kurse tjetra popullin shqiptar që jeton në Shqipëri , rrëfana e paraqet atdheun e të parëve , kurse dy mollat poashtu e paraqesin njëra arbëreshët kurse tjetra shqiptarët e shqipërisë kurse dega e paraqet atdheun e të parëve.

Simbolika shfaqet edhe me këngën e gjelit në fund të pjesës së parë që tregon mbarimin e një gjëje dhe fillimin e një gjëje tjetër.

Në këngën e dytë shfaqet një vajzë e re e quajtur Trina e cila vdes.Nëna e kësaj vajze është Lokja.

Dhembjen për vdekjen e vajzës Lokja e përjeton thellë pa e shfaqur haptazi ngase kjo tragjedi nuk shprehet me nota sentimentale si elegjitë e vajtimit,referencat fetare për të vetmen arsye që të mos e brengoste vajzën e vogël të quajtur Zoga me ritualin e vdekjes. 

Kjo shfaqet me atë se Lokja prap punon , moliset , lufton për ekzistencën e familjes.

Në këtë këngë(të dytë të quajtur Zoga) shfaqet jeta e pasvdekjes së Trinës ku bartëse e veprimit bëhet Zoga.

Shfaqet përsëri natyra me bylbylat , zymbylat , dallëndyshet , zgjoi i bletëve , lëvruesi etj dhe të gjitha këto e paraqesin simbolikën e asaj se ,,jeta vazhdon‟‟.

Në vazhdim kemi paraqitjen e ëndrrës(një prej elementeve më të njohura të romantizmit) ku si ëndërrimtare është Zoga.

Zoga në ëndërr sheh dy bylbyla të vendosur njëri në degë të trëndafilit kurse tjetri në degë të zymbylit.Simbolika e kësaj ëndrre është , zogjtë janë Zoga dhe i ,,dashuri i saj i ardhshëm‟‟ d.t.th kjo simbolizon lindjen e dashurisë.

Mjeda si tipar dallues ka se i largohet folklorizmit që ishte tipar I shkrimtarëve arbëresh p.sh njohja e të rinjëve , martesa , lindja e fëmijës të gjitha këto ai i shmang. 

Në pjesën tretë paraqitet ajo se për dikë jeta është e hidhur mbaron para kohe kurse për dikë tjetër ajo është e ëmbël dhe vazhdon pa probleme.

Poashtu na del në pah mungesa e djalit që do të ishte ndihmë fizike për Loken , Zogën dhe nipin.

Trina-simbolizon rininë e papërjetuar,Zoga-simbolizon vazhdimsinë e jetës kurse Lokja - simbolizon shkallën dhe peshën e dhembjes që të sjell jeta.

Poema ska koncept kohor.(nuk mund ta vendosim në një kohë të caktuar historike), poashtu ajo nuk ka koncept komunikativ.(familja paraqitet si tepër e izoluar nga rrethi shoqëror). 

I përkushtohet qytetit më të lashtë ,Shkodrës.

Në këtë vepër dominon gojëdhana dhe mitologjia.

Lashtësia e qytetit në vepër argumentohet me pasqyrim të jetës mitologjike dhe me pasqyrimin e një shkëlqimi të jashtëzakonshëm pastaj me futjen e qenieve të jashtëzakonshme si objekte sakrale dhe publike që u ngjasojnë përrallave ose përfytyrohen si Orakuj dhe perëndi që kundërshtohen si në Olymp.

Poeti ndërfut malin e Taraboshit që paraqet malin e shenjtë shqiptar në krahinën e Shkodrës dhe dëshminë më besnike të mitit.Në këtë mal ishin zhvilluar edhe luftëra mes ilirëve dhe grekëve në anën e të cilëve kishin qenë perënditë greke.

Tipari klasik i Mjedës shprehet me atë se ,,kërkon flijim për themelimin e qytetit‟‟ sidomos me shembullin ,, Afërdita për fli Rozafën lyp‟‟. 


Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizë morale nga avanturizmi kalorisak.

Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën.

Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara.

Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.

Këtë ish munduar ta ndalonte edhe mbreti Karlo V por skish mundur.

Atë që nuk e arriti as mbreti arriti ta bënte Dante Aligieri me verpn e tij Don Kishoti.

Tema dhe ideja e romanit i bëjnë kritikë të ashpër shoqërisë feudale të Spanjës.Ky roman 

me temë dhe vlerë estetike ngrihet mbi romante kalorsiake.


Konsiderohet roman antikalorsiak.

I ironizon , parodizon romanet kalorsiake.

Shkruan roman kalorsiak ku ballafaqon subjektivitetin e personazheve kalorsiake me realitetin objektiv dhe ky ballafaqim po që është absurd aq sa ishin edhe veprimet e personazheve të këtyreve romaneve.

Njerëzit që lexonin romante kalorisake frymëzoheshin me idenë se po të bëhen kalorës , po tu ndihmojnë të doptëve, po ti shpëtojnë të munduarit , po ti zgjidhin problemet e të varfërve e po të bëjnë të gjitha këto në fund rrjedhimisht si personazhe kalorsiake sa hap a mbyll sytë do të bëheshin të pasur.

Rregullat për tu bërë kalorës ishin: ta ndërrojë emrin e fëmijërisë me një emër të personazheve kalorsiake (emri Don Kishoti),të sigurojë veshje , mburrojë , me helmetë , me shpatë , me mamuze(merr një tas të berberit dhe e përdor si helmetë), ta zgjedhë kalin e veçantë dhe ti vejë një emër nga romanet kalorsiake,të zgjedhë dashnoren e tij , për hir të së cilës do të niset në një rrugë të gjatë e të lavdishme(ajo ishte e quajtur Dulçineja e Tobozës  një fshatere e thjeshtë që ruan lopët), të marrë një shërbëtorë që do ti shënoj si histori të gjitha gjërat (Sanço Panço i cili ishte shërbëtor por ai nuk shkoi nga dëshira për të shënuar gjërat kalorsiake që do bënte Kishoti por atë e mashtruan vetë fjalët e Kishotit se ,,po të shkonte pas tij do të bëhej i pasur).

Groteska evitohet me përballjen që bën kryepersonazhi dhe me inciativat që i merr ai për ti bërë dikujt mirë.

Nga kjo përleshje fiton realja kundër ireales. 

Më bindës është ballafaqimi me realitetin si mullinjtë e erës , me divat , kundër të cilëve duhet të luftojë që ti mposht , bujtinën më të thjeshtë e sheh si kështjellë, tasin e berberit si helmetë të shkëlqyeshme, të burgosurit si kalorës të shtypur , dhentë si ushtarë , gruan në kolonë si princezën e grabitur dhe pas luftës ai del i humbur , lëndohet nga flatrat e mullinjëve, pëson në bujtinë , me dhentë , me të burgosurit etj pse ia shkundin vetëdijen kalorsiake

Fausti si personazh ka qenë magjistar që ka jetuar në shek XVI.

Ai shëtiti Gjermanin , Italinë,Holandën , Zvicrën , bëri shumë mrekulli , futi frikën te njerëzit , sidomos te princërit , për mrekullitë dhe pushtetin.

Për këtë magjistar kish shkruar dramaturgu anglez Marlou në shek XVI në veprën ,,Historia tragjike e doktor Faustit‟‟.

Më vonë për të shkroi Lesingu , pas Gëtes Henri Hajne etj.Ideja lindi që më 1772 kur Gëte dëgjoi për legjendën popullore për Johan Faustin si alkimist,astrolog e magjistar.

Tragjedia nis me Kushtim , vazhdon me Paralojë dhe mbaron me Prolog në qiell.

Tragjedia ndahet në dy pjesë : në të parën paraqitet jeta individuale e Faustit , kurse në të dytën jeta shoqërore e tij.

Tragjedisë i mungon uniteti i veprimit(ngjarja kryesore).

Ngjarjet në tragjedi i bashkon ideja themelore.

Ajo konsiderohet si poemë simbolike dhe filozofike.

Tragjedia ka , monologje,këngë korale,poezi lirike,analiza psikologjike,meditime filozofike ,stile të ndryshme etj.

Shpreh mendimet e autorit dhe lëvizjet e kohës(opinionin gjerman të kohës).

Tragjedia fillon me monologun e Faustit.

Në monolog ai flet për veten duke treguar se ka kryer (studiuar), filozofinë,drejtësinë,mjeksinë,teologjinë,pohon madje se është doktor në këto shkenca por shpreh pakënaqësinë se s‟ka arritur ende në njohje absolute të së vërtetës dhe nga dëshira për të vërtetën ai jepet pas magjisë me shpresë se mund të zbulojë fshehtësinë e natyrës.

Gabimi më i madh i Faustit dhe i njerëzve të shekullit të tij ishte se ata e shkatërruan fenë për tu mbështetur në arsyen dhe racion e njeriut të bindur se ajo mund tu shpjegojë ligjet e natyrës.

Fausti në këtë rast mendon se shkenca mund ti shpjegojë fenomenet jashtëshkencore.

Rrugën e hulumtimit të natyrës ai e parasheh përmes magjisë.

Rruga e magjisë është mes shkencës dhe fesë,përmes metafizikës që i sheh dukuritë jashta përvojës.

Fausti hap librin e Nostradamusit,thërret Shpirtin e tokës në ndihmë por ai e përbuz.

Fausti i dëshpëruar,afron te buzët kupën e helmit për ti dhënë fund jetës,në at çast dëgjon jehonën e këngëve fetare gjermane që këndohen ditën e pashkëve në kishë , i kujtohet fëmijëria,lojërat dhe këngët që ka kënduar edhe vetë ai dhe heq dorë nga vetvrasja.

Pastaj Fausti shëtit me nxënësin e tij Vengerin,fshatarët e përshëndesin,ndalet pastaj në një gur që ia kujton të kaluarën, kur bënte lutje dhe agjërime e ishte i gatshëm për fe.

Kthehet në shtëpi një qen se le të qetë,shqipton një lutje magjike , kafsha kthehet në fytyrë studenti,shfaqet Mefistofeli.

Ky e fton Faustin të heq dorë nga mendimet filozofike dhe të jepet pas argëtimeve , gëzimeve të jetës por doktori spranon.

E merr Mefistofeli e dërgon në bodrumin e Auerbahut , në Lajpcig , ku sheh studentë të dehur dhe gaztorë.

Më pastaj Mefistofeli e dërgon te magjistarja, kjo e bën 20 vjeç më të ri.

Fausti dashurohet në Margaritën , me dashuri ideale dhe reciproke por me fajin e tij mbaron tragjikisht.

Në pjesën e dytë Fausti vepron në dobi të njerëzimit,mer inciativë të hapë toka buke për të ushqyer njerëzit,vdes i lumtur.

Mefistofeli i thërret djajtë që ta dërgojnë në ferr por vijnë engjëjt dhe e dërgojnë në qiell edhe pse Fausti gjithmon u mundua për të mirën e njerëzimit.

Fausti është përfaqësues tipik i intelektualëve gjermanë të kohës..

Mefistofeli është inkarnim i djallit që tregohet si mik i njeriut.

Margarita është personazhi poetik i tragjedisë. 

Ka rreth 100 poezi, në gjyq akuzohet për imoralitet dhe satanizëm,poeti detyrohet ti cenzurojë disa poezi. Në vepër menjëherë bie në sy kundërthënia ndërmjet së bukurës që ka simbol lulet dhe së keqes që ka simbol satanin. Në planin e moralit,vepra është revoltë kundër borgjezisë,ku në poezi janë të pranishëm refuzimi dhe kundërshtimi të drejtuar nga ligjet në fuqi, ku edhe qëndron themeli i shoqërisë. Botën e sheh me pesimizëm,me zymtësi,i këndon satanit,dashurive të ndaluara me "gratë e mallkuara" jetën e sheh si bashkim të hyjnores dhe satanikës,madhërishmes dhe banales. Përmban poezi të shkruara për qytetin,ku i përshkruan rrugët e errëta të qytetit së pari në papastërtinë e tij, baltën, pervezitetin që paraqet bukurinë e së shëmtuarës dhe për gjendjen e mjerueshme të të varfërve,që skamja i ka hedhur rrugëve.
Sipas romanit Dijes i kishte vdekur e ëma qysh kur ajo kishte qenë 4 vjeqare. Nëna e saj vdiç e re ende pa i mbushur 23 vjet. Pas vdekjes së ëmës, babai i babai i Dijes u martua me një grua tjetër, me gjithë që Dija nuk deshi qe babai i saj te martohet me një gra tjeter. Njerka filloj ta argetonte Dijen me dhelperin e saj, por Dija nuk nuk donte qe ta argetonte ajo dhe iki me vrap tek dhoma e saj per te fjetur. Kur u zgjua Dija ne mengjez Diaj pa se ne dhomen e bukës gjindeshin babai i saj, njerak dhe Hallë Hatixhja. kur hyne brenda dhomes Dija Halle Hatixheja i tha Dijes se prej sotit kete grua eke nene. Në ate moment Dija bërtiti "Joooo" ah\jo s'është nëna ime- dhe ra duke qajtur në prehër të baba të vetë. Mbas martesës së dytë (me njarkë) babai i Dijes ndrroi qendrimin e vet kundrejte saj. Dhe as që kujdesej të merrte vesh se si sillej njerka me Dijen. Shpifjet që i bënte njerka atij i dukeshin qortime te mira. Gjendja e saj u vështirsua edhe më shum kur leu vëllau Rizai, sepse babai i saj nuk u kujdeste më për Dijen po me shume per djalin. Kur i mbushi Dija 7 vjet babai i saj vendosi që ta dergonte ne shkollë. Nje ditë prej ditesh kusheriri i Dijes e Hamiti e mori Dijen dhe shkuan bashke ne shkollë. Jeta shkollore Dijes i pëlqeu shumë, sepse mësueset kujdeseshin si nëna dhe aty Dija gjeti shumë shoqe. Zonjusha Maria Freni njëra ndër mësueset e argëtonte dhe e këshillonte Dijen se si tesillej me prinder. Dija kur u zgjonte në mëngjez për me shkue në shkollë, sipas porosisë që e kishte mësuar mësuesja, ia puthte doren babait dhe njerkës. Nganjëherë kur u përgatite Dija për me shkue ne shkollë, njerka i thoshte hajde ma shporru se se tu shku nuse. disaherë nuk e linte të shkoj edhe në shkollë, e mbante në shtepi per ta perkundur Rizain e mevone Feriden e te tjerët. Një ditë kur shkoi në shkollë nuk e la ti mbathte këpucët dhe ia dha që ti mbathte nallet (sandallet,papuqet, papuqe te maruara nga druri). Ate ditë binte nga pak borë dhe kur e pa Hamiti nuk e la qe te shkoj ne shkollë dhe e mori ne shtepi te vetë. Njerka i flisete babatit te Dijes qe ta ndalte Dijen prej shkolle por ai nuk ia pat vu veshin njerkes. Irena shoqja e Dijes, bija e Xha Simonit e kishte mbaruar shkollë fillore dhe donte me e ndjek një shkollë me te naltë. Edhe Dija dëshironte që te vazhdonte një shkollë me te lartë, por nuk e la babai i saj sepse ashtu e kishte mesuar njerka. Njerka i thoshte babait te saj që ta mbulonte Dijen me çerqaf se tash eshte ba e madhe dhen duhet qe te mbulohet. Babai i Dijes e kundershtoi po ajo e bindi. mbas disa ditesh e ndaluan prej shkolle dhe ia vishen një çerqaf te zi. Dijes mbasi e kishin ndalue prej shkolle, njerka e shtinte qe t'ia bënte të gjitha punet. Dija pasi i bente te gjitha punet ajo shkonte te shoqja Irena, sepse ajo i ipte libra për të lexuar. Një ditë ishte bërë oxhaku i shtepis pa fshi dhe njerka i tha Dijes që ta fshi por ajo kundershtoi dhe dhe iku te Xha Simoni babai i Irenes, sepse ajo nuk munte me e fshi, sepse u frikësojke se mos po rrëzohet. Kur erdhi babai i Dijes prej pune e thirri dijen disaherë, por ajo nuk iu pergjigjë. Më vonë Dija shkoi në shtëpi, babai i saj i bertiti se pse si kishte ndihmuar njerkes. dhe Dija ai tregoi te gjitha, që ajo i kishte berë krejt punet, por kur njerka i tha që ta fshi oxhakun ajo nuk ngoi sepse ajo nuk munte. Atëherë babai i Dijes shkoi dhe e firri nje shërbëtor për ta fshir oxhakun dhe i tha Dijes që nuk do të punojsh më ti, njerka u nxi prej inati. Tani Dija është e lirë dhe shkon shpesh te Irena për te luajtur dhe lexuar bashke më të libra. Një ditë në mëngjez Dija duke i krhur flokët para pasqyres e pa vehten ku e kishte vrare ballin dhe iu kujtua rasti: tu ec në në dhomë i kishte zënë këmba në qelim (tepi i vjeter) dhe u rrëzua, ku e kishte vrarë ballin dhe njerka i tha plaq ae më trembe dhe ia mëshoi ne grusht. dija u perplas per toke duke qajt, njerka i thoshte bollë ma dhe e mori një spec dejeks dhe ia futi në gojë. Dijes edhe pse i dhimbte varra ajo nuk guxonte me qajt. por tash Dija është bërë e madhe 17-18 vjeqare dhe nuk frigohet ma prej njerkës. Një ditë Dija shkoi për ta marrë një liber te Irena për me e lexue se ishte mërzitur shumë dhe aty e pa Shpendin. Në atë çast Dija e tronditur nga bukuria e Shpendit (një djalë i ri me prejardhje nga Kosova që kishte vetëm nënën Hijen dhe motren Fijen) e mori librin dhe iku menjëherë. Një ditë Irena shkoi për me nejt te Dija dhe i tha Dijes se me ka pyetrur Shpeendi për ty. Dija u bë se nuk i interesonte fare. Një ditë Dija shkoi te Hallë Htixheja dhe atje nejti tri ditë. Ajo e kishte parë Xhevrijen dhe i kishte thanë ajo se e dua një djalë te quajtur Shpend. Dijes kur i tha Xhevrija ato fjalë ajo u merakos dhe mendoi se Shpendi vetëm do me luajt me mua. Prap Dija shkoi te Irena me e marrë nje libër tjeter se shum i pelqente librat dhe atje prap kishte qenë Shpendi në skaje te dhomës që dija nuk e kishte parë fare. Dhe Dija shkoi drejtë bibliotekes ku kishte qenë Irena, dhe i tha Irenes më jep nje liber tjetër se jam mërzitur. Pasi mbaroi fjalet Dija shpendi kërceu me fjale: Jepja një liber me poezi. Dija u tremb dhe mori librin qe i dha Irena dhe dashti me ik. Irena i tha që të rri , ajo nuk deshi dhe Shpendi i doli përpara dhe i tha: rri, pse ik, prej meje? ç'të kam bërë unë që nuk rrin. Ndrhyri Irena dhe tha rri Dije rri se Shpendi të donë ty. Rrini ju ne dhomën time se unë po shkoj me shikue se mos po vjenë ndokush. Ato bisedojne per shumë gjera dhe lindë dashuria mes tyre. Nga dhuna qe iu është bërë Dijes nga njerka Dija semuret edhe nga tuberkulozi. Ajo i tha babait që ta sjellte një mjek por ai nuk e sjellë. Mëmë Gjystina, nëna e Irenes kishte folë me nënë e Shpendit per dashurin e tyre dhe vendosen që ta lypin te babai i Dijes. por ai nuk ngoi, shkoi edhe Xha Simoni me e bind por ai perseri nuk e dha. Dijen e kishte lyp një tregtar dhe babai i saj ngoi që ta jepte te ai tregtari pa e pytur Dijen fare se a i pelqen asaj a jo. Dijen dojn me e martu sa ma shpejtë me atë tregtarin e pasurë afër 40 vejt. por ajo sëmuret nga tuberkulozi dhe e shtyjnë dasmën. Babai i saj e thirrë një doktor. vjenë ai doktori me e pa dijen, e shikoi se ç'kishte dhe shkoi por nuk i tregoi asgjë Dijes. Më vonë erdhën edhe dy te tjerë e shiquan se ç'kishte dhe fliteshin në me veti frengjisht që ajo ishte e sëmur nga tuberkulozi një sëmundje e pashërueshme. Dija foli ne gjuhën frenge me dy doktorë dhe tha: "Unë e kuptoj se sëmundja ime është e pashërueshme, por ju mos u lodhni shumë me i zgjedhë barnat që do të mi jepni as edhe mos u shqetësoninga vdekja e ime, se unë do të jem më shumë e kënaqur nga vdekja se sa nga rrojtja". U habiten mjekët dhe e pyeten Dijen se a e kupton ti frengjishten? Ajo u pergjigjë pak sa per tu marrë vesh. U munduan për me e permirsuar gabimin dhe than se ne vetëm dishuam se nuk jeni te semuar nga ajo semundej. E pershëndeten mjekët tu e porosit që të mos dëshpërohet dhe shkuan. Shpendi i kishte que një leter Dijes që të arratisen në Itali dhe u nisën që te arratisen, kur arrin në Durrës hujnë në hotel dhe presin barkën që do të vij me i marrë. ato shohin një barkë dhe një njeri që po vie drejtë tyre. Në atë moment thërret dikush! Ndaluni dhe ai njeriu që ishte duke ardhur me barke ktheu prap dhe e zuren Shpendin dhe Dijen policia. Dijen e sollën në shtepi, ndersa Shpendin e futen ne burg. Dija i tha Shpendit se në momentin kur të shkeli në pragun e atij tregtari do ta mbys vehten. Por Shpendi i tha Jo mos e mbytë vehten se nëse e mbytë ti vehten ateherë edhe unë do ta mbys vehten dhe nëna ime do të mbetet vetëm me motrën. dija me që ia kishte dhënë fjalën Shpendit nuk e mbyeti veten po vdiq nga tuberkulozi. Dija para se të vdiste i kishte dhanë Hamitit ditarin e vetë dhe nj shamijë të bardhë dhe i kishte thanë se mbasi ta lexojsh jepja Shpendit. Dhe i kishte porosit që ta mbrojnë femrën shqiptare. VEPRA E HAKI STËRMILLIT "SIKUR T'ISHA DJALË" ËSHTË SHKRUAR NË FORMË TË NJË DITARI QË MBANË PROTAGONISTAJ E ROMANIT DIJA. KËTU PARAQITET VUAJTJA E FEMRËS SHQIPTARE SE SA KEQ PËRDOREJ AJO NE ATE KOHE DHE SI ËSHTË ULË NË SHKALLË E ROBMESHËS E TË KAFSHËS!.