e premte, 20 korrik 2012

Fausti si personazh ka qenë magjistar që ka jetuar në shek XVI.

Ai shëtiti Gjermanin , Italinë,Holandën , Zvicrën , bëri shumë mrekulli , futi frikën te njerëzit , sidomos te princërit , për mrekullitë dhe pushtetin.

Për këtë magjistar kish shkruar dramaturgu anglez Marlou në shek XVI në veprën ,,Historia tragjike e doktor Faustit‟‟.

Më vonë për të shkroi Lesingu , pas Gëtes Henri Hajne etj.Ideja lindi që më 1772 kur Gëte dëgjoi për legjendën popullore për Johan Faustin si alkimist,astrolog e magjistar.

Tragjedia nis me Kushtim , vazhdon me Paralojë dhe mbaron me Prolog në qiell.

Tragjedia ndahet në dy pjesë : në të parën paraqitet jeta individuale e Faustit , kurse në të dytën jeta shoqërore e tij.

Tragjedisë i mungon uniteti i veprimit(ngjarja kryesore).

Ngjarjet në tragjedi i bashkon ideja themelore.

Ajo konsiderohet si poemë simbolike dhe filozofike.

Tragjedia ka , monologje,këngë korale,poezi lirike,analiza psikologjike,meditime filozofike ,stile të ndryshme etj.

Shpreh mendimet e autorit dhe lëvizjet e kohës(opinionin gjerman të kohës).

Tragjedia fillon me monologun e Faustit.

Në monolog ai flet për veten duke treguar se ka kryer (studiuar), filozofinë,drejtësinë,mjeksinë,teologjinë,pohon madje se është doktor në këto shkenca por shpreh pakënaqësinë se s‟ka arritur ende në njohje absolute të së vërtetës dhe nga dëshira për të vërtetën ai jepet pas magjisë me shpresë se mund të zbulojë fshehtësinë e natyrës.

Gabimi më i madh i Faustit dhe i njerëzve të shekullit të tij ishte se ata e shkatërruan fenë për tu mbështetur në arsyen dhe racion e njeriut të bindur se ajo mund tu shpjegojë ligjet e natyrës.

Fausti në këtë rast mendon se shkenca mund ti shpjegojë fenomenet jashtëshkencore.

Rrugën e hulumtimit të natyrës ai e parasheh përmes magjisë.

Rruga e magjisë është mes shkencës dhe fesë,përmes metafizikës që i sheh dukuritë jashta përvojës.

Fausti hap librin e Nostradamusit,thërret Shpirtin e tokës në ndihmë por ai e përbuz.

Fausti i dëshpëruar,afron te buzët kupën e helmit për ti dhënë fund jetës,në at çast dëgjon jehonën e këngëve fetare gjermane që këndohen ditën e pashkëve në kishë , i kujtohet fëmijëria,lojërat dhe këngët që ka kënduar edhe vetë ai dhe heq dorë nga vetvrasja.

Pastaj Fausti shëtit me nxënësin e tij Vengerin,fshatarët e përshëndesin,ndalet pastaj në një gur që ia kujton të kaluarën, kur bënte lutje dhe agjërime e ishte i gatshëm për fe.

Kthehet në shtëpi një qen se le të qetë,shqipton një lutje magjike , kafsha kthehet në fytyrë studenti,shfaqet Mefistofeli.

Ky e fton Faustin të heq dorë nga mendimet filozofike dhe të jepet pas argëtimeve , gëzimeve të jetës por doktori spranon.

E merr Mefistofeli e dërgon në bodrumin e Auerbahut , në Lajpcig , ku sheh studentë të dehur dhe gaztorë.

Më pastaj Mefistofeli e dërgon te magjistarja, kjo e bën 20 vjeç më të ri.

Fausti dashurohet në Margaritën , me dashuri ideale dhe reciproke por me fajin e tij mbaron tragjikisht.

Në pjesën e dytë Fausti vepron në dobi të njerëzimit,mer inciativë të hapë toka buke për të ushqyer njerëzit,vdes i lumtur.

Mefistofeli i thërret djajtë që ta dërgojnë në ferr por vijnë engjëjt dhe e dërgojnë në qiell edhe pse Fausti gjithmon u mundua për të mirën e njerëzimit.

Fausti është përfaqësues tipik i intelektualëve gjermanë të kohës..

Mefistofeli është inkarnim i djallit që tregohet si mik i njeriut.

Margarita është personazhi poetik i tragjedisë. 

2 komente: